Protesta pë mbrojtjen e shtëpive: Do ia çojmë Spiropalit te dera nëse nuk votojnë pro nesh

Banorët e “5 majit”, Paskuqanit dhe të Kodrës së Priftit kanë protestuar sot para parlamentit duke kundërshtuar projektin që do u shembë banesat e tyre.

Prej muajsh ata kaë dalë në protestë, duke kërkuar dëmshpërblim teksa kanë denoncuar se kanë devijuar projektin, duke bërë që shumë shtëpi të shemben.

Ata thane se nëse nuk gjendet një zgjidhje , ata do të përshkallëzojnë protestën.

“Ne do presim edhe përgjigjet e Ballukut dhe më pass ne do të dalim me vendime, se me informacionet do presim një nismë ligjore, për ligjin e shpronësimit nga opozita, kur të depozitohet kjo nismë ligjore, do të agravojmë protestat, do ua cojmë protestat në banesat e tyre, në pasdite dhe mëngjes, do ua zëmë pragun e derën për ata deputete që do të marrin vendim kundër.

Janë me mijëra pallate që do u shemben, janë edhe procese gjyqësore, janë 4 mijë familje që nuk kanë marrë një zgjidhje. Do ia çojmë Spiropalit te dera nëse nuk votojnë pro nesh”, tha një banor.

“Po kqyrin në markata, po për cfarë, kur ka kërkue me marrë qeverinë. Nuk mban premtime, ja me na dhënë paret e shtëpisë.

Një premtim se ka mbajtur Edi Rama, na ka marrë demokracinë Lulzim Basha. E maskaruan Edi Rama demokratët, selia është e demokratëve, s’është e Lulzim Bashës, pac vulën e zezë Lulzim basha, ne kemi halle. Çdo ditë populli shqiptar po shkon në fukarallik, në mjerim”, u shpreh një prej banorëve.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria ndeshje të madhe në Pragë, përmbys Ukrainën

Super rikthim i kombëtares shqiptare ndaj Ukrainës, nga disavantazhi 1-0, kanë arritur të fitojnë me …

Leave a Reply