Fortifikimi që i bëri Lulzim Basha selisë së Partisë Demokratike po largohet bashkë me të. Dyert e blinduara të cilat u vendosën disa ditë para protestës së datës 8 Janar po hiqen, duke i lejuar funksionarët demokrat që të futen në seli si më herët dhe jo duke përdorur një nga hyrjet anësorë.
Blindimi i godinës së selisë blu nga Lulzim Basha ishte një nga temat e debatit mbrëmjen e djeshme ku deputetët Helidon Bushati, Ervin Salianji si dhe Tomorr Alizoti kërkuan heqjen e këtyre dyerve, si mesazh për ribashkimin e partisë.
Fortifikimi i selisë së Partisë Demokratike, shënoi edhe ndarjen përfundimtar të Lulzim Bashës nga elektorati demokrat duke ngritur mure mes tij dhe anëtareve te thjeshtë, ndaj të cilëve në protestën e 8 Janarit u përdor dhunë dhe gaz lotsjellës për t’i shpërndarë.