Berisha vlerëson librin “Njeriu mbrapa perdes”: George Soros, gjakpirës që shpallet filantropist!

Studiuesi dhe gazetari amerikan, Matt Palumbo prezantoi so në Tiranë librin e tij më të fundit për George Soros, ‘Njeriu mbrapa perdes’ (The Man Behind Curtain).

I pranishëm në promovimin e librit, lideri historik i PD, Sali Berisha vlerësoi Palumbon për guximin dhe heroizimin në zbërthimin e rrjetit të Soros, të cilin e quajti armik të vlerave të demokracisë në Shqipëri.

Berisha e quajti Sorosin gjakpirës që shpallet filantropist, duke shtuar se manjati amerikan ka financuar me 32 miliardë dollarë rrjetin e tij mafioz për të goditur demokracinë dhe sistemin financiar në vende të ndryshme të botës.

Ish-kryeministri kujtoi dëmet që i ka shkaktuar Soros shteteve si Indonezi, Tajlandë, Itali apo dhe Britani e Madhe.

“George Soros është edhe ai një person i jashtëzakonshëm sot. Në planetin tonë jashtë politikës nuk ka njeri më të fuqishëm në politikë se ai. I jashtëzakonshëm është mbase edhe autori me këtë libër, autor i disa librave, por ka bërë një betejë të ngjashme me atë të Davidit me Goliati. Duhet të dini se kudo, duhet një kurajo e jashtëzakonshme të përballesh me njeriun, të cilin ju e dini, unë e kam cilësuar atë të armik të vlerave të demokracisë në Shqipëri.

E kam cilësuar armik të interesave tona kombëtare. Të përballesh me një njeri i cili ka shpërndarë deri sot fonde për rrjetin e tij mafioz 32 miliardë dollarë. Imagjinoni ju fuqinë e tij. Dhe ja ku e kemi heroin e vërtetë, Davidin (Matt Palumbo). George Soros është një multimiliarder si asnjë tjetër në planet. Multimiliarderë ka plot, filantropistë ka plot, por ai është i vetmi gjakpirës i vërtetë dhe shpallet filantropist.

Pse e quaja megashushunjë? Sepse ai paratë i siguron nëpërmjet spekulimin financiar dhe jo në kursin normal natyral se ajo është ligjore, është komponent i tregut. Por ai me fakte i ka simuluar, ka korruptuar guvernatorë dhe ka sjellë drama të tmerrshme njerëzore në Tajlandë, Indonezi, Itali, Britaninë e Madhe. Dhe me gjithë këto, po të lexoni 1 mijë tituj për Soros, mund të gjeni 5 tituj spekulantë dhe të gjithë të tjerët filantropë. Ua dhash këtë shembull për të kuptuar se cila është fuqia e tij e jashtëzakonshme.

George Soros është një makinë njerëzore, pa ndjenja, nuk e mohon as vetë. Në fëmijërinë e tij, nuk po e quaj kolaboracionit të nazistëve siç e quajnë të tjerët, por një farë flirti e ka patur me prona seç bënte pas tyre, por ajo që më ka mahnitur, se ai deklaron që unë jam i vetëdijshëm për ato që krijoj me spekulimin por nuk ndjej ndonjë gjë, është pa ndjenja. Ne jemi parti konservatore dhe nuk na shkon të përdorim termin gjakpirës për të pasurit, sepse ne jemi parti që favorizojmë pasurimin, por e vërteta është se ai është mirëfilltaz i tillë”, u shpreh Berisha.

Ai tregoi përplaset me Soros që në fillim të viteve ’90, kur miliarderi amerikan financoi organizatat e majta marksiste-leniniste nën petkun e Shoqërisë Civile e deri te kapja e Reformës në Drejtësi. Fryma dhe lëvizja që përfaqëson Soros, tha Berisha, është destabilizuese, duke iu referuar ‘Open Balkan’ nismë e cila mbështetet nga manjati.

“Ju e dini historinë time me të. Fillon në vitin 1992. Erdhi, e mirëprita, filloi të ndihmojë Shoqërinë Civile. E vlerësova. Njerëzit nuk kishin mundësi të udhëtonin. Anëtarët e Shoqërisë Civile në Shqipëri nuk kishin asnjë shans të bënin ndonjë projekt. Të gjitha këto i vlerësova me njerëzi. Për kuriozitetin e shgkrimtarit e them këtu se u detyrova të përzë dy bashkëpunëtorët e tij nga Shqipëria, për arsye se u kapën në flagrancë duke bashkëpunuar me rezidencin jugosllav në Tiranë, por unë, për të mos arrestuar shtetas amerikanë në Tiranë, Fran Nazi dhe Fred Abrahams, i përzura. Paqja u vendos midis meje dhe Soros, për këtë episod. Por kur pashë pas 5 vitesh se organizatat e krijuara prej tij ishin celula marksiste-leniniste, ishin që të tëra të majta dhe të ekstremit të majtë, atëherë unë u ktheva në vitin 1990.

Ajo që i vuri kapakun çdo gjëje ishte Reforma në Drejtësi. Kishte hartuar fshehtaz planin strategjik të viteve 2013-2017, pasi ikëm ne nga pushteti. Pse fshehtaz? Sepse atë e publikoi Wikileaks. Ç’të shohësh aty, në Shqipëri pika e parë ndryshimet Kushtetuese nga Fondacioni që s’kishte asnjë lidhje me Kushtetutën. Reforma në Drejtësi dhe Reforma Elektorale. Ndryshimet Kushtetuese i jepnin drejtësinë PS-në dhe Edi Ramës. Por truri i Reformës ishte totalisht Sorosian, krejtësisht me bashkëpunëtorë të tij. Dhe pasi kaloi Kushtetuta dhe Ligjet Organike, e rrënuan reformën, sollën ish-gjykatës të diktaturës, ish-prokurorë të gjyqeve të diktaturës komuniste, vëllezër të ministrave, ish-ministra. Sot Drejtësia në Shqipëri është në kontrollin më të rreptë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria ndeshje të madhe në Pragë, përmbys Ukrainën

Super rikthim i kombëtares shqiptare ndaj Ukrainës, nga disavantazhi 1-0, kanë arritur të fitojnë me …

Leave a Reply