Gazetari shqiptar në SHBA: Vetëm Berisha e grumbullon PD-në si në 2005-ën!

Gazetari shqiptar në SHBA, Robert Papa ka komentuar zhvillimet e fundit në PD, ku tha se vetëm ish-kryeministri Sali Berisha mund ta bashkojë partinë si në vitin 2005.

I ftuar në emisionin ‘Të Vaksinuarit’ me Aulon Kalanë, Papa ka theksuar se PD-ja është një grup politik që do një lider të fortë dhe ti themi faleminderit Berishës, që në këtë moshë ka vënë fytyrën e tij.

Papa: Sistemi zgjedhor më i mirë ka qenë ai i vitit 1992, me këtë sistem ai fiton sërish. Nuk duhet të hyjnë me këtë sistem duhet të kërkojnë ndihmën e ndërkombëtarëve.

E kam thënë, Berisha mund të ketë 100 të këqija, por ai e grumbllon atë parti, siç e ktheu në 2005, t’i themi faleminderit që në këtë moshë ka vënë fytyrën e tij.

Berisha ka shkatëruar berishizmin. Është një grup politik që do një lider të fortë. Aq më tepër përballë Ramës, vetëm Berisha mund ta kthejë, të sfidojë Kimin, Bashën dhe Ramën.

Basha është njeri mediokër, injorant politik, u katapultua më shumë se Napolein Bonaparti, është shembulli i keq, i ngjan Veliajt.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply