“Ata që kritikojnë Ronaldon nuk e kuptojnë futbollin”

Cristiano Ronaldo përballet edhe me kritika, pavarësisht se është njëri prej futbollistëve më të mirë në histori. Kritikuesve të sulmuesit portugez i është kundërpërgjigjur bashkëkombësi i tij, Gedson Fernandes. Sipas tij, kushdo që e kritikon Ronaldon, nuk kupton asgjë nga futbolli.

“Mund të them se njerëzit që thonë gjëra negative për Cristiano Ronaldon nuk e kuptojnë futbollin. Ai është një emër legjendar”, tha Fernandes për “Goal”.

“Të gjithë e dinë se çfarë do të thotë për Portugalinë. Kritikët duhet të shikojnë vetëm shifrat e tyre, por unë nuk jam aspak dakord me ta”, shtoi ai.

“Ai është një lojtar me vlerë të madhe, mendoj se do të na ndihmojë në të gjitha ndeshjet”, deklaroi mesfushori i Benficas.

Kjo deklaratë nga Fernandes vjen në prag të finales së play-offit, ku Portugalia do të përballet me Maqedoninë e Veriut.

Fituesi nga kjo përballje do të sigurojë pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

About Redaksia

Check Also

Etrit Berisha superhero në Suedi! Dy penallti të pritura, një gol i shënuar dhe një trofe i ngritur lart

Nëse ka një ditë që Etrit Berisha nuk do ta harrojë kurrë, ajo është 29 …

Leave a Reply