Vokshi: Duhet të hedhim pas të shkuarën! Të jemi bashkë pa përjashtime!

Deputetja Albana Vokshi ka folur në emisionin ‘Kjo Javë’ në News 24 për zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike. Anëtarja e Komisionit të Rithemelimit ka treguar edhe disa nga prapaskenat e takimit të djeshëm të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit të komanduar, Enkelejd Alibeaj.

Sa i përket deklaratave të këtij të fundit i cili ka thënë se do të ankimojë vendimin e gjykatës për njohjen e Kuvendit të 11 dhjetorit, Vokshi u shpreh se Alibeaj s’mund ta apelojë.

“Ishte më tepër gëzim i demokratëve, i anëtarëve të PD. Në bisedat tona, në diskutime, ishte veprim rutinë, vendim që gjykata duhet ta kishte marrë 30 ditë më parë. Komisioni i Rithemelimit si vendimmarrës në PD, shtuar edhe shkarkimin e Bashës si kryetar dhe të kryesisë, edhe de-juro dje mori ligjërisht zë me vendimin e gjykatës. Ishte një vendim që u përcoll me kënaqësi. Ndjej keqardhje për deklaratën e zotit Alibeaj.

Statuti ishte miratuar, komisioni i Rithemelimit ishte miratuar, ishte një moment që të shuheshin debatet dhe të kapërceheshin dhe situatat të qetësohej. Gjykatësit iu drejtua një presion i paprecedent dhe nga zoti Bardhi. Ne kemi mesazh bashkimi. Duhet të hedhim pas të shkuarën. Duhet të jemi bashkë pa përjashtime.

Zoti Bardhi dhe Alibeaj janë juristë dhe janë shumë të mirë, por mund të kemi të drejtën për të ankimuar. Por zoti Alibeaj nuk është palë, s’ka të drejtë që të apelojë. Qëllimi jonë ishte për të biseduar në mënyrë miqësore”, tha Vokshi.

Kujtojmë se një ditë më parë, Komisioni i Rithemelimit me në krye liderin historik të PD, Sali Berisha u futën në selinë blu. Po në të njëjtën ditë Gjykata Civile e Tiranës miratoi statutin e Kuvendit të 11 dhjetorit duke legjitimuar drejtimin e PD nga Komisioni i Rithemelimit.

About Redaksia

Check Also

Gjokutaj: SPAK rigoroz në falsifikim! Rama duhet të thirret në prokurori

Avokati Genc Gjokutaj ka folur rreth akuzave që ka bërë SPAK kundrejt Kryetarit të Partisë …

Leave a Reply