Basha boshatis zyrën në PD, shkon te zyrat e Endri Hasës tek “Torre Drin”

Lulzim Basha dha dorëheqjen javën e kaluar duke u larguar nga zyra që mbante të uzurpuar që nga shkarkimi i tij në Kuvendin e 11 dhjetorit.

Ndërsa një ditë më parë, Gjykata e Tiranës njohu të ligjshëm statutin e ndryshuar në 11 dhjetor dhe për rrjedhojë legjitimoi edhe Lulzim Bashën. Drejtimi i PD-së i kaloi Komisionit të Rithemelimit prej 29 anëtarësh.

Në selinë e PD kanë nisur ndryshimet e para. Si pikënisje, heqja e dyerve të blinduara dhe hapja e selisë për demokratët.

Ndryshime ka edhe në zyrën e kryetarit të PD. Deputeti Lulzim Basha ka marrë sendet e veta ditën që është larguar. Mësohet se Basha është transferuar te zyrat e Endri Hasës, pranë ‘Torre Drin’.

About Redaksia

Check Also

Skandali me pengmarrjet/ Roli i motrës së Suel Çelës në zyrën në Kryeministri

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale ka akuzuar qeverinë …

Leave a Reply