Kryemadhi: Berisha dëshmoi se është shpirti dhe shtylla e PD

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka thënë se PD-ja e Lulzim Bashës theu koalicionin më 25 prill, duke ndërhyrë që mandatet e LSI të kalonin në favor të PS.

E ftuar në ‘Kjo Javë’, Kryemadhi theksoi se raste kur numëruesit e PD-së u hodhën në sulm për të zhvlerësuar votat e LSI ka pasur në Elbasan, Durrës, Berat dhe Vlorë.

Kryetarja e LSI-së foli dhe për bashkëpunimin me Sali Berishën, duke thënë se ish-kryeministri dëshmoi se është shpirti dhe shtylla e PD.

Kryemadhi: Komunikimi im me Bashën ka qenë para 1 marsit, ku është bërë debati për ccështjen e Elbasanit. Dua të theksoj dhe e bëra të qartë. Në Berat, haptas fare dhe ndërhyrja e komisionerëve të PD ishte për shitjen e mandatit të LSI te PS, e njëjta gjë në Durrës, Korçë, Vlorë. Gjatë ditës së zgjedhjeve i kam uruar suksese dhe ka qenë momenti i komunikimit të deputetëve të Elbasanit dhe numërimit në mandatin e Durrësit. Numëruesit e PD futeshin në sulm për të zhvlerësuar votat e LSI. Nga ai moment s’kam komunikuar më me të, më ka marrë në telefon dhe nuk i kam kthyer”, tha Kryemadhi.

Te zoti Berisha të gjithë shikojnë lider, madje edhe Rama e sheh të tillë. Nuk ka rëndësi si ndodh rikthimi për udhëheqjen e PD në të gjithë historikun apo jetën politike të PD. Berisha tregoi që është lider. Tregoi që është jo vetëm themeluesi, por shpirti i PD. Tregoi që kur edhe pabesia kaloi moralin, ai jo vetëm që mbijetoi, por me një angazhim të jashtëzakonshëm burrëror. Duke pasur sulmet e pandalshme mediatike, diplomatike, duke vendosur përpara jo vetëm integritetin personal, por edhe sovranitetin e PD. Duam apo nuk duam ne PD është themeluar nga Berisha. Këto kishin të bënin me atë shpirt dhe insperim që Berisha jepte te njerëzit e PD.

Për hir të së vërtetës Berisha sot u fut në shtëpinë e tij që e kishin ngritur të gjithë demokratët bashkë. Ai është shumë i kujdesshëm, edhe pse në parlament ishte shpallur ‘non grata’, lartmadhëria e tij Edi Rama ishte kujdesur për të vendosur Berishën në një rresht me LSI ai ka qenë i kujdesshëm. Duhet të kemi parasysh që jo vetëm Berisha, por të gjithë ne si LSI… Unë vetë kam komunikim historik me Flamur Nokën. Kemi qenë që në këshillin bashkiak të parin që bëmë një arkodim për buxhetin e Tiranës dhe ajo ka qenë ndoshta fillesat e një bashkëpunimi të parë LSI-PD. Marrëdhëniet tona ndërtohen në mënyrë korrekte. Edhe Sali Berisha, unë s’kam bashkëpunuar me të, por flas nga eksperienca e mëparshme.

About Redaksia

Check Also

Dhuna në Këshillin Bashkiak, Meta: Iu sulën Tedi Blushit se duan të vrasin opozitarizmin!

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka sulmuar ashpër drejtuesin e Bashkisë së Tiranës, …

Leave a Reply