Këlliçi pret në takim në selinë e PD drejtuesit e të rinjve të LDK

Deputeti Belind Këlliçi ka zhvilluar takimin e parë në selinë e rikthyer demokratëve. Këlliçi ka pritur sot në selinë e PD-së, drejtuesit e Forumit Rinor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, me në krye kryetarin Fidan Rekaliu.

Reagimi i Belind Këlliçit

Kënaqësi të mirëprisja sot në shtëpinë e demokratëve vëllezërit tanë nga Kosova, kryetarin e Forumit Rinor të LDK, Fidan Rekaliu, bashkë me 3 nënkryetarët e FRLDK, Fisnik Osmanin, Florent Ukajn dhe Faik Zekajn. Me punën e tyre të shkëlqyer kontribuuan në fitoren e Prishtinës në zgjedhjet e fundit lokale.

Bashkëpunimi me ta është kënaqësi për të rinjtë e FRPD.

Nga sot dyert e Partisë Demokratike janë të hapura për këdo. Epoka e bunkerizimit mori fund.

Falënderoj nga zemra të gjithë ata demokratë që sakrifikuan për ta kthyer PD në identitet! Fillojmë të gjithë bashkë një rrugëtim të ri!

About Redaksia

Check Also

Deklarata e fortë e SHBA: Do të mbrojmë qytetarët shqiptarë nga kartelet e drogës  

Shtetet e Bashkuara kanë përcaktuar 8 kartele droge, përfshirë kartelin Sinaloa, si organizata terroriste globale, …

Leave a Reply