Pas rreth 3 muajsh, nga kur selia blu u blindua dhe fortifikua me urdhër të Lulzim Bashës, këtë të shtunë nisi çbunkerizimi i saj, dhe hapja e dyerve për të gjithë demokratë.
Një përfaqësi e Komisionit te Rithemelimit, Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Klevis Balliu, nga ambientet e kësaj selie informuan, se me ndihmën e ekspertëve do të bëhet çmontimi i gjithë dyerve të blinduara.
Ndërkohë deputeti Flamur Noka tha se do rikthehet në detyrë roja historik i selisë blu, Pëllumb Matraku, i cili u dorëhoq disa ditë para protestës së 8 janarit.
Noka garantoi se asnjë prej punojësve të selisë dhe asnjë demokrat nuk do të largohet nga PD, e cila nga sot do të jetë parti e dyerve të hapura.
Sipas Nokës, periudha e bravave dhe blindave i përket të shkurës, dhe se PD nuk do të qëndrojë me peng i hijeve të bunkerit.
Çbunkerizimi i selisë së PD, vjen nje dite pas vendimit te Gjykates, e cila rregjistroje statutin e Kuvendit te 11 dhjetorit, duke legjitimuar drejtimin e kesaj partie, nga Komisioni i perkohshem i Rithemelimit
Me vendimin e Gjykatës së Tiranës e cila regjistroi statutin e Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetorit, selia e Partisë Demokratike po i rikthehet normalitetit, pasi ka nisur heqja e logove të vjetra nga xhamat e katit të parë.
Komisioni i Rithemelimit ka deklaruar se do të niste menjëherë heqjen e logove nga xhamat përball selisë si dhe fortifikimin e dyerve, për të dhënë mesazhin e hapjes së partisë.
Për të hequr dyert e blinduara do të nevojiten ekspert, gjë e cila do të kërkojë kohë deri në përfundimin e plotë të heqjes së fortifikimeve.
Kujtojmë që xhamat kryesor u mbuluan me adezivë, pas urdhërit të Lulzim Bashës për fortifikimin e dyerve si mas mbrojtëse ndaj demokratëve.