Ish-Kryeministri Berisha gjatë takimit me anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike në Përmet tha se, misioni ynë është të bindim çdo njeri me të vertetat.
“Një parti që nuk është sovrane nuk fiton kurrë. Sovraniteti qëndron mi jetët e gjakun e qindra mijëra shqiptarëve që kanë rënë në të gjithë kohrat për të qenë ky vend i lirë. Ata që na kanë ndihmuar nuk e kanë bërë për të na caktuar deputetët në parlament por që edhe ne të përfitojmë nga liria.
Kjo parti do të punojë fort për marrëdhënje të shkëlqyera me BE dhe SHBA dhe e vendosur plotësisht në vlerat kombatare”, tha ai.
Berisha kujtoi gjatë këtij takimi krizën e madhe në të cilën ndodhet vendi. Ai bëri thirrje për bashkim të demokratëve duke folur për kontributetet dhe sakrificat e të gjithë demokratëve në 9 vjet qeverisje të kësaj qeverie.
“Ne duhet të përballemi me këtë regjim. Por që të përballemi duhet të bashkohemi. Zotëria që e shkaktoi krizën në PD iku, tani është kohë të bashkohemi. Votën e lirë do e kthejmë. Kryesia e PD duhet të jetë kryesi serioze e zgjedhur me votën e lirë dhe jo me duartrokitje. Të bashkohemi tek vota e lirë.
Një demokrat më tha në Tepelënë, se nuk do të votoj për ty, por do respektoj vendimin e shumicës. Kjo është liria dhe demokracia”, tha Berisha.