Berisha në Përmet: Të ngrihemi si PD në misionin e madh për të shpëtuar Shqipërinë

Pas takimit që zhvilloi me demokratët e Tepelenës, Lideri Historik i PD zhvilloi edhe një takim me demokratët e Përmetit.Berisha përsëriti në nisje të këtij takimi thirrjen e tij për bashkimin e demokratëve.

“Eshtë kënqësi të gjendem në këtë qytet i cili ka një traditë më të mirën në mendimin poltik shqiptar ne shpirtin njerëzve të tij punëtorë. Është kenaqësi që ju gjej ju të bashkuar. Në mençurinë tuaj ju lexuat mesazhin e 6 marsit, i cili ishte, bashkimi dhe vetëm bashkimi për një Parti Demokratike, opozitë e vertetë shqiptare.

E gjithë përpjekja jonë sot është, për një PD të bashkuar të fortë dhe të hapur, ndaj dhe unë ftoj këtu të gjithë demokratët e Përmetit nga Dhjetori 90 gjer sot, të bashkojmë kontributete tona dhe të ngrihemi si opzita më e fuqishme e kohës.

Të ngrihemi si PD në misionin e madh opozitar për të shpëtuar Shqipërinë nga një regjim i bazuar në krimin, vjedhjen e qytetarëve dhe varfërimin e tyre, largimin shqiptarëve nga Shqipëria.

Nuk ka mision me të madh se sa ky mision i cili përmbushet duke u bashkuar.

Ky mision përmbushet para së gjithash duke qendruar bashkë dhe duke hapur PD drejt prurjeve te reja. Ne këtë mënyrë ne do mbjellim shpresën e cila është jetike për shqiptarët sot”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Vuçiç nuk shkoi në Paris për të shmangur injorimin nga Trump me Vjosa Ormanin

Nën dritat e katedrales së restauruar Notre Dame në Paris, të shtunën e kaluar u …

Leave a Reply