Berisha: Ne nuk përjashtojmë! Do të mbushim rrugët e sheshet kundër këtij regjimi

Lideri Historik i PD, Sali Berisha po zhvillon një takim me anëtarët dhe simpatizantët e PD në Tepelenë. Ai bëri thirrjë për bashkim të demokratëve duke vlerësuar maksimalisht praninë në sallën e takimit të derjtuesve lokalë të degës së PD. Të atyre që kanë patur mendime të ndryshme për zhvillimet në PD.

Berisha foli edhe për takimin që zhvilloi në selinë e PD me Alibejan dhe Bardhin.

“Ne skemi të përjashtuar. Do ta takoja në atë zyrë edhe Lul Bashën. Eshtë deputet i PD. Nuk përjashtojmë ne. Por jam i detyruar të mbroj interesat tuaja. Duhet të përshtatem me mendimet tuaja. Po të degjoja unë ne vitin ’98 ambasadorët e merrni vesh ku do jemi. Prandaj të bashkohemi e të mbushim rrugët e sheshet kundër këtij regjimi që duhet ti ketë ditëtë e numëruara”, tha Berisha.

Berisha tha se, kjo qeveri nuk merton asnjë ditë në pushtet prandaj duhet të bashkohemi.

“Miqtë e mi ne e kaluam një krizë. Ish kryetari i PD dha dorëheqjen siç e tha vete ai për zhvillimet nga 9 shtatori deri sot. Unë ju them ju se asnjë demokrat i Tepelenës apo Shqipërisë që gjatë këtyrë mujave ndoqi ish kryetrain, nuk ka asnjë përgjegjësi për 9 shtatorin, pasi ai nuk pyeti asnjë njeri, nuk pyeti asnjë forum. Nuk pyeti statut. Asnjë nuk ka të drejtë të akuzojë tjetrin për këtë.

E shikoni. Dje po hiqeshin dyert, a mund të imagjinoni, e ardhmja me dhjetra tonë. Bunker. Ajo nuk mund të bëhëj kurrë. Selia po hapet. Shtëpia jonë e përbashkët, aty është. Tani unë vlerësoj shumë frymen e pajtimit që ekziston në bazë. Kjo egziston edhe në qendër”, tha lideri historik i demokratëve.

Berisha bëri thirrjë për bashkim të demokratëve duke vlerësuar maksimalsiht praninë në sallën e takimit të derjtuesve lokalë të degës së PD. Të atyre që kanë patur mendime të ndryshme për zhvillimet në PD.

Berisha ka shpjegeur edhe betejen e tij për nongratën nga SHBA.

“Të gjithë betejat i kan nisur e nuk e kam ditur se do ti fitoj. Të parën e nisa me diktaturën. E kam nisur për dinjtetein. Na kushte marrë dinjitetin, prandaj mblodha fuqitë e mia dhe mora atë vendim.

Duke ju përgjigjur interesit të një pjesmarësi për shpalljne non grata, Berisha tha se, “sa ka dy Amerika”.

Një më ka shpallur nongrata. Nuk i kam kërkuar kujt që të heqë këte vendim. Sepse kjo është e ndikuar nga Soros. Një armik i shqiptarëve.

Ka një amerikë tjetër, Amerika Republikane me të cilën PD eshte e rreshtur në krah të tyre. Ajo amerikë e cila në një kohë të shkurtër i është përgjigjur se vendimi ndaj Sali Berishës është kryekput politik. Për Sali Berishën nuk ka patur asgjë ka thënë ambasadori Grenell. Këtë deklaratë ai nuk e bënte po të mos ishte 100 për qind i sigurtë.

Vendimi yt vjen nga hiçi i ka thënë një kongresmen, shefit të Departamentit të Shtetit. Sali Berisha u godit që PD të bëhet shtojcë e qeverisë socialiste. Ne 1998 kemi patur botën kundër por kemi fituar. Po pse fitova. Sepse besova tek e drejta. Dhe për një kauzë të drejtë luftoj deri në fund”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

“Hetuesit mbërritën në apartamentin sekret, Veliaj doli nga garazhet”, çfarë ndodhi sot…

Sali BERISHA Intriga në pallatet e pushtetit të krimit. Mehmetin e vrau Fiqireti?Erionin e “vrau” …

Leave a Reply