Bisedimet Rusi-Ukrainë/ Helmohet Abramovich dhe negociatorë ukrainas

Miliarderi rus Roman Abramovich pranoi disa ditë më parë që të bëhej negociator midis Rusisë dhe Ukrainës për të siguruar paqen.

Wall Street Journal, duke cituar faqen e investigimit “Bellingcat”, raporton se ka konfirmuar që tre anëtarë të delegacionit që morën pjesë në bisedimet e paqes midis Ukrainës dhe Rusisë në natën e 3 dhe 4 mars 2022, patën simptoma të ngjashme me helmimin me armë kimike. Një prej tyre ishte sipërmarrësi rus Roman Abramovich, shkruan abcnews.al.

Pas takimit në Kiev, Abramovich si dhe dy anëtarë të lartë të ekipit ukrainas zhvilluan simptoma që përfshinin skuqje të syve, lot të dhimbshëm si dhe rritim të lëkurës, thanë burimet për gazetën.

Kujtojmë se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkoi Shteteve të Bashkuara që të mos vendosin sanksione ndaj miliarderit, për shkak të rolit që ish-presidenti i Chelsea mund të luante për lehtësimin e negociatave për paqe me Rusinë. g.v/abcnews.al

About Redaksia

Check Also

Kryeministri ofron dorëheqjen në Pallatin Elysée, Macron i kërkon të qëndrojë

Kryeministri francez, Gabriel Attal ka shkuar në Pallatin Elysée për të ofruar dorëheqjen te presidenti …

Leave a Reply