Luan Baçi: Askush s’mund ta pengojë Berishën të kandidojë për kryetar të PD

Deputeti Luan Baçi, ka komentuar deklaratën e Enkelejd Alibeajt, i cili pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, në një dalje për mediat tha se, Sali Berisha nuk duhet të kandidojë për kryetar të PD.

Në një intervistë për Ora News, Baçi tha se askush nuk ka kompetencë që të përjashtojë Berishën nga PD, ndërsa shtoi se ky i fundit edhe pse u përjashtua nga PD, dhe i shpallur “Non Grata” u mbështet nga shumica e demokratëve.

“Askush nuk ka kompetencë që të përjashtojë Berishën. Basha më ka përjashtuar edhe mua, Nokën, Spaho-në, por ne jemi pjesë e PD. Ne vazhdojnë procesin zgjedhor. Basha se e pa se kush ishte Berisha. I përjashtuar nga Basha, i anatemuar nga shumë rreth Bashës, i shpallur padrejtësisht ‘non grata’ nga SHBA, Berishën e mbështetën të gjithë me lëvizjen e tij. Nuk mund t’ia mohojë askush Berishës kandidimin e tij, apo kujdo tjetër për kreun e PD”, u shpreh Baçi.

Ai shtoi se PD ka hyrë në një proces transparent ndërsa shtoi se në zgjedhjet që do të zhvillhen më 30 prill, çdo kush ka të drejt të zgjedhë dhe të zgjidhet.

“PD ka hyrë në një proces transparent, serioz për të arritur atje ku ne duhet të jemi, si një parti e gatshme për të marrë  pushtetin, duke bërë opozitë të vërtetë. Bashkimi arrihet vetëm nëpërmjet votës. Çdo njeri që ka të drejtën të zgjedhë dhe të zgjidhet, nuk mund t’u thuash mos kandidoni.

Pas 6 marsit e pamë realitetin në sy. Pamë që nuk është e vërteta siç e paraqiste Basha. Qëndrimi gjithmonë ndryshon. Është e drejta e çdo njeriu që të ndryshojë në mendim. Palët janë të gjithë bashkë. Duhet të mblidhemi të gjithë bashkë për vendimmarrje. Nuk na pengon asgjë”, tha Baçi.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply