Noka: Kishin vendosur kamera edhe nëpër pemë!

Deputeti demokrat i Komisionit të Rithemelimit, Flamur Noka, deklaroi në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në Syri Tv, se PD u kthye në një bunkier nga Lulzim Basha ndërsa shtoi se sot aty ka hyrë drita pas ç’blindimit.

Noka deklaroi se drithërimat e kaplonin kur shikonte selinë e izoluar dhe me 4 kamera sigurie në çdo hyrje.

“Ndjeva dhimbje të fortë. Pas viteve 80 kocepti i izolimit u zbut, nuk vendoseshin hekura por tela me gjemba. 25 kamera në selinë e PD, por kishte përveç balloreve nga 4 në të dyja anët, kamera nëpër pemë.

Katër kamera në çdo hyrje. Nuk kuptoja, më përshkonte trupi një drithërimë për shtëpinë ku kam qenë gjithë këto vite.”-tha Noka.

Noka tha se s’ka hekur, blind e bunkier që të mbron nga vota e lirë.

“Futu ku të duash, vota e lirë është ajo që të mrbon. Veprimi i parë në emër të Rithemelimit mu kërkua të thërras kompanitë për të çblinduar selinë e PD dhe rikthimin e saj në normalitet. Sot në atë ndërtesë ka hyrë drita, dielli dhe demokratët”, tha Noka.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply