Noka: Pas ç’blindimit, në selinë e PD ka hyrë drita, dielli dhe demokratët

Deputeti demokrat, anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Flamur Noka, deklaroi në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në Syri Tv se, Partia Demokratike u kthye në një bunkier nga Lulzim Basha ndërsa shtoi se, sot aty ka hyrë drita pas ç’blindimit.

Noka deklaroi se drithërimat e kaplonin kur shikonte selinë e izoluar dhe me 4 kamera sigurie në çdo hyrje.

“Ndjeva dhimbje të fortë. Pas viteve ‘80 kocepti i izolimit u zbut, nuk vendoseshin hekura por tela me gjemba. 25 kamera në selinë e PD, por kishte përveç balloreve nga 4 në të dyja anët, kamera nëpër pemë.

Katër kamera në çdo hyrje. Nuk kuptoja, më përshkonte trupi një drithërimë për shtëpinë ku kam qenë gjithë këto vite”, tha Noka.

Noka tha se s’ka hekur, blind e bunkier që të mbron nga vota e lirë.

“Futu ku të duash, vota e lirë është ajo që të mrbon. Veprimi i parë në emër të Rithemelimit m’u kërkua të thërras kompanitë për të çblinduar selinë e PD dhe rikthimin e saj në normalitet. Sot në atë ndërtesë ka hyrë drita, dielli dhe demokratët”, tha Noka.

About Redaksia

Check Also

Si deputetët e “Vetëvendosjes” injoruan fjalimin e Ramës në Parlamentin e Kosovës

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet një …

Leave a Reply