Kryemadhi: Këta janë grup kriminal, Zoto ka marrë 9.8 milionë euro për inceneratorin e Vlorës

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat reagoi për çështjen e inceneratorëve. Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi tha se, në ecurinë e inceneratorëve ka kontrata të cilat janë jashtë fushës.

“Kjo që po ndodh sot me hetimet e incenernatorëve është meritë e LSI në lidhje me dosjet që ka dorëzuar në SPAK.

U tentua me Komisionin të varroste të vërtetat e kësaj afere, por garantoj që kjo aferë nuk do të shuhet, por do ta çojmë deri në fund. Kjo çështje është grup i strukturuar kriminal sepse nëpërmjet parave janë kapur elementet më të rëndësishme të jetës politike shqiptare.

Në fakt tani dosja është SPAK dhe çdo ecuri e kësaj çështje do ndiqet’,u shpreh ajo, ndërsa shtoi: ‘Kujtoj që para 1 viti kam denoncuar që do të vinin nga Malta para për tu përdorur në zgjedhjet e 25 prillit të vitit të kaluar. Shumë shpejt do të njiheni edhe me këtë fakt”, Kryemadhi.

Klodian Zoto ka marrë 9.8 milionë euro për inceneratorin e Vlorës

Kryemadhi ka zbuluar një tjetër aferë skandaloze në lidhje me çështjen e inceneratorëve. Ajo ka denoncuar me dokumente se si Edi Rama dhe qeveria e tij në 27 prill të vitit 2020, në kulmin e pandemisë dhe kufizimeve, i ka dhënë Klodian Zotos 9 milionë e 800 mijë euro për inceneratorin e Vlorës.

Kjo është hera e parë që flitet për këtë aferë, pasi asnjëherë nuk është publikuar ndonjë incenerator në Vlorë.

‘Në 27 prill të 2020, Klodian Zoto ITS ka marrë 9 milionë e 800 mijë euro për landfillin e Vlorës për të cilin deri më sot ne nuk kemi dëgjuar absolutisht asnjë gjë. Ka qenë e fshehur, e padeklaruar dhe e paprezantuar jo vetëm publikisht por edhe në aspektet e dokumentacionit’, deklaroi Monika Kryemadhi.

Pjesë nga deklarata e Monika Kryemadhit

Të nderuar qytetarë, dal në komunikim mediatik sepse sot bëhen 394 ditë nga padia e parë që kemi dorëzuar në Prokurorinë e Posaçme të ashtuquajtur SPAK.

E gjitha kjo që po ndodh sot me hetimet e inceneratorëve është një meritë e padiskutueshme e kallëzimeve që LSI ka depozituar  në SPAK me fakte, dokumente për çdo shkelje ligjore për të cilën janë bërë në mënyrë proceduriale të njëpasnjëshme nga zyrtarë politikë të lidhur me kryeministrin.

Ashtu si u tentua me komisionin hetimor parlamentar që të varroseshin të vërtetat e kësaj afere korruptive, po kështu ju garantoj dhe një herë që nuk do të lejoj që kjo aferë e cila është afera më e madhe korruptive që ka ndodhur në këto vite nuk do të shuhet por do ta çoj deri në fund.

E them këtë me bindjen më të plotë sepse e kam thënë më përpara vazhdoj ta them që çështja e inceneratorëve është grup i strukturuar i mirëfilltë kriminal, por jo vetëm kriminal por dhe politik. Sepse nëpërmjet parave të inceneratorëve janë kapur elementët më të rëndësishëm të jetës politike shqiptare.

Në fakt ajo që unë kam thënë herë pas herë, kemi vënë në provë dhe është në provë SPAK  dhe është në provë çdo ecuri e kësaj çështjeje dhe kësaj dosjeje. Në radhë të parë dua të falenderoj të gjithë specialistët dhe ekspertët të cilët bënë të mundur përpilimin e të gjithë dosjes dhe hartimin e të gjithë padisë. Dhe për ta investiguar dhe zbërthyer të gjithë këtë aferë, e cila e kam thënë dhe përsëri vazhdoj ta them që sa herë preket me dorë nxjerrim nga një korrupsion të tmerrshëm të frikshëm të qeverisë së zotit Rama.

Jo vetëm komisioni hetimor por dhe SPAK-u përveç evazionit fiskal të Klodian Zotos do të shikojnë që çështja e grupit të strukturuar kriminal, njëra nga këmbët e Meduzës është inceneratori por ka dhe disa këmbë të tjera të cilat do t’i bëjmë sot publike.

Në 27 prill të 2020, Klodian Zoto ITS ka marrë 9 milionë e 800 mijë euro për landfillin e Vlorës për të cilin deri më sot ne nuk kemi dëgjuar absolutisht asnjë gjë. Ka qenë e fshehur, e padeklaruar dhe e paprezantuar jo vetëm publikisht por edhe në aspektet e dokumentacionit.

Vazhdojmë me listën e kontratave të kompanive të Klodian Zoto-s. Pra, Klodian Zoto nuk është i specializuar vetëm për inceneratorët por është i specializuar dhe për shumë vepra të tjera.

Në vitin 2016, ka marrë 1 milionë dollarë nga Ministria e Mjedisit, ndërtim i impiantit të pastrimit të grykëderdhjes së Lumit Shkumbin rikualifikimin e vijës bregdetare në Vilë Bashtovë, Rrogozhinë. Ka marrë po ashtu 320 milionë lekë nga Bashkia Rrogozhinë, ka marrë po ashtu 650 milionë lekë nga Bashkia Rrogozhinë përsëri. Ka marrë përsëri nga Ministria e Mjedisit 2 milionë dollarë. Më e bukura ka marrë 6.7 milionë dollarë nga OSHEE për vendosjen e matësave.

Më pas, përsëri në 2017 ka marrë nga Ministria e Mjedisit rreth 900 mijë dollarë, ka marrë përsëri nga Bashkia Rrogozhinë 1.5 milionë dollarë, ka marrë përsëri nga OSHEE drejtoria  rajonale e Tiranës ndërtimi rrjeti të ri shpërndarës 20KË, 2 milionë dollarë.

Ka marrë nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, 1 milionë dollarë për ndërtimin e bazës prodhuese të shkollës ‘Karl Gega’. Dhë përsëri ka marrë 255 mijë dollarë përsëri nga Ministria e Mirëqeniës Sociale.

About Redaksia

Check Also

Lajthit Rama, urdhëron shoqërimin e 3 të miturve në komisariat pse nuk i buzëqeshën!

Një situatë sa skandaloze dhe sa e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën …

Leave a Reply