Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi duke folur për arrestimet e sotme nga SPAK në lidhje me aferën e inceneratorëve, ka bërë të ditur se ende nuk është arritur tek koka e këtij skandali.
Sipas Këlliçit, koka e këtij skandali janë Edi Rama, Erion Veliaj dhe Engjëll Agaçi
Deputeti demokrat u shpreh se, Erion Veliaj është personi përgjegjës për hapjen e rrugës së vjedhjes së 180 milionë eurove nga inceneratori i Tiranës.
“Edi Rama, Erion Veliaj, Engjëll Agaçi, janë personat kryesor përgjegjës për vjedhjen e inceneratorëve.
Kreu i kësaj vjedhje është inceneratori i Tiranës.
Personi përgjegjës për këtë vjedhje është Erion Veliaj. Ai me firmën e tij, i ka hapur rrugën vjedhjes së 180 milionë eurove”, tha ndër të tjera Këlliçi.
Deputeti i PD-së ka falënderuar veçanërisht LSI-në, për provat e ofruara në lidhje me këtë skandal të madh.