Lulzim Basha ka dështuar të organizojë një takim me strukturat në Malësinë e Madhe në Shkodër. Në një lidhje direkte me SYRI TV në emisionit Ora 19:00 me Juli Kristafin, gazetarja Fatma Maka ka theksuar se mbledhje takimi është bojkotuar madje edhe nga Ramadan Lika i njohur si mbështetës i ish-kryetarit Lulzim Basha.
Maka: Ish-kryetari Lulzim Basha ka tentuar të ketë një mbledhje me strukturat e PD-së në Malësinë e Madhe, ku sipas burimeve tona, ajo mbledhje është bojkotuar madje edhe nga Ramadan Lika i njohur si mbështetës i tij.
Lika i kërkuar Bashës në mbledhjen e fundit që ka organizuar në 8 mars në selinë e PD-së, që të mos dalin nga mbledhja pa marrë një vendim në lidhje me dorëheqjen e këtij të fundit.
Strukturat e PD-së e kanë bojkotuar në të gjitha mënyrat takimin me ish-kryetarin Lulzim Basha.