Nënë Liza u dëbua nga protesta e djeshme nga një grua me suze të errëta, që u pa për herë të parë në protestë në rolin e protagonistes. Gjesti i rëndë u dënua nga të gjithë, si dhe shumë të tjerë nisën të demaskonin zonjën që kreu këtë akt. Ajo është Drita Arapi, e cila rezulton që jo vetëm s’kishte lidhje me protestën, por është nëna e dy fëmijëve të punësuar në Bashkinë e Tiranë me rroga të mira.
Protesta e qytetarëve mbajtur dje para kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve regjistroi edhe një incident të pahijshëm ku një zonjë, largoi nga protesta Nënë Lizën, duke e akuzuar se po bënte politikë dhe se ata nuk ishin mbledhur për të protestuar për shtëpinë e saj.
Ky gjest i rënd u dënua menjëherë nga pjesëmarrësit në protestë, por edhe organizatorët, të cilët u shprehën se nuk e njihnin zonjën dhe nuk e kishin parë ndonjëherë. Por teksa lajmi u përhap me shpejtës,i në rrjetet sociale qytetarë dhe persona publikë nisën që të demaskonin zonjën në fjalë që bëri gjestin e pahijshëm ndaj Nënë Lizës, e cila prej kohësh sorollatet rrugëve pa një strehë mbi kokë.
Një nga denoncimet është bërë nga gazetarja e emisionit STOP, Domenika Bajraktari, e cila me anë të një statusi në Facebook shprehet se zonja në fjalë është Drita Arapi, me dy fëmijë të punësuar në Bashkinë e Tiranës.
“Kjo ne foto eshte DRITA ARAPI me adrese ne facebook Drita Fjoli.
Kjo trimja qe shtyn Nene Lizen eshte nena e dy femijeve qe punojne te Bashkia Tirane, njeri te zyra e aktiviteteve te bashkise dhe tjetri ne Policine Bashkiake.
Pra qartazi zonja nuk ka qene si protestuese per kauzen e rritjes se cmimeve dhe krizen qe po kalon cdo familje shqiptare.
Drita ka qene ne proteste per te prishur protesten dhe per te DHUNUAR NENE LIZEN.
Meqenese se Drita do te veproj keshtu atehere e ftoj me edukate te me shkruaj dhe te takohem me te nga afer qe te diskutojme se cfare e shqeteson. Sepse kush prek nene Lizen ka prekur dhe gjyshen time”, shkruan gazetarja Domenika Bajraktari.
Pas këtij denoncimi, Syri TV kreu edhe verifikimet, ku rezultojnë se dy fëmijët e zonjës në fjalë, një djalë dhe një vajzë janë të punësuar në bashki, ku i biri, F. Arapi punon si Polic Bashkiak dhe merr një rrogë prej 600 mijë lekësh në bashki, ndërsa e bija, L. Arapi punon në zyrën e aktiviteteve të bashkisë dhe paguhet me 590 mijë lekë në muaj.
Duke qenë përballë faktit që të dy fëmijët e zonjës punojnë pranë Bashkisë së Tiranës, ngrihen pikëpyetjet se cili ishte qëllimi i Drita Arapit në protestë, pasi jo pak prova janë publikuar se nga ana e Partisë Socialiste, Qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës janë futur elemente në protestë me qëllim që ta dëmtojnë atë.