Protesta qytetare: Ky nuk është SPAK, por KAPAK i krimit!

– “Juristët e SPAK janë të vetmit sot në Shqipëri që mund të ndryshojnë realitetin e shëmtuar ku jetojmë. Ata do të nisin punën e tyre, të zgjohen nga gjumi. Zgjohuni, mos flini mbi dosje!”

– “SPAK-u është kthyer nag kamzhiku i qytetarëve për hajdutët – në mburoje, parzmore. Ky nuk është SPAK, është KAPAK, kapak i krimit!”

Një protestë është duke u zhvilluar përpara zyrave të SPAK-ut në Tiranë sot nga një grup qytetarësh dhe aktivistë të shoqërisë civile.

Me megafon, ata i kanë bërë thirrje SPAK-ut të vërë në veprim drejtësinë për të cilin u ngrit dhe në veçanti,  kreut të SPAK, Arben Krajës dhe trupës së tij që të justifikojnë pagat e majme që iu paguhen nga qytetarët shqiptarë.

Njeri nga protestuesit ngriti qartë këto çështje:

“SPAK-u është kthyer nga kamzhiku i qytetarëve për hajdutët, në mburojen, parzmoren. Ky nuk është SPAK, është KAPAK, kapak i krimit, kapak i vjedhjes. SPAK u krijua me idenë se do të mbrojë shqiptarët nga vjedhja. SPAK u krijua me idenë se do ta luftojë krimin dhe do ta fusë në burg të korruptuarin. E vërteta është se SPAK është arma më e fortë e krimit në Shqipëri. se krimi më i madh është ai që u vjedh miliarda shqiptarëve. Çfarë u bë me hidrocentralin e Fierzës?! U zbraz brenda gjashtë muajve në kundërshtim me çdo procedurë teknike. Kemi inceneratorët që vazhdojnë të marrin paratë tona dhe sot që flasim. Çfarë ka bërë SPAK për çdo vjedhje që është bërë në këtë vend?! Është marrë me cironka!”

Një tjetër renditi: “Disa muaj më parë dolën të dhënat tona personale dhe deri më sot askush s’e di kush i  nxori. Kush do të mbajë përgjegjësinë për këtë?!

Hidrocentralet tona nuk po punojnë, basenet janë tharë dhe ne jemi pranë kolapsit energjetik. Kush e merr përgjegjësinë për këtë? SPAK-u duhet të marrë përgjegjësinë sepse është në lojë siguria kombëtare dhe për më tepër vendi rrezikon edhe kolaps financiar.

Së treti, jemi pranë Teatrit Kombëtar që duhet të kthehet në vendin ku ishte. Kemi bërë me dhjetërë denoncime dhe SPAK nuk ka bërë absolutisht asnjë lëvizje.

Po për betonizimin që po i bëhet Tiranës?! Lejet që jepen në mënyrë abuzive?! A ka ndonjë hetim nga SPAK-u për atë që po ndodh?! Ky është detyrim për z Kraja që merr një rrogë të madhe për atë post që mban aty. Të merren masa, ndryshe ne do të kthehemi përsëri këtu.”

Një i tretë protestues akuzoi më fort: “Ju keni një emër të madh – SPAK,  por nuk po bëni aspak drejtësi e po merrni rroga të majme. Vetëm unë kam ngritur aty disa çështje dhe asnjë veprim ligjor nuk është ndërmarrë nga kjo palo drejtësi. Justifikojini ato rroga të majme që ju paguajnë qytetarët shqiptarët, veproni, se nesër drejtësia do të bjerë mbi ju!”, paralajmëroi qytetari.

About Redaksia

Check Also

VOA jep shifrën dramatike: Mbi 46 % e popullsisë në Shqipëri në rrezik varfërie

Sipas të dhënave të Agjencisë Europiane të Statistikave, Eurostat, mbi 46 për qind e popullsisë …

Leave a Reply