Afera e inceneratroëve/ Shehaj: Prokuroria nuk vepron edhe kur ka prova dhe fakte!

I ftuar në Çim Peka Live, deputeti i PD, Agron Shehaj ka folur për aferën e inceneratroëve dhe zhvillimet e fundit me arrestimin e deputetit të PS-së Alqi Bllako.

Shehaj ka theksuar se edhe në rastin e inceneratorëve kur drejtësia dhe prokuroria ka mjaftueshëm prova, ajo nuk vepron.

Gjithashtu deputeti demokrat përmendi edhe rastin kur kishte dokumenta që tregonin se kompania në pronësi të ministrit kishte përfituar miliona euro, atëherë prokuroria duhet të kishte filluar arrestimet dhe jo hetimet.

Shehaj: Që ky ishte një skandal dukej qartë por nuk kishim prova dhe kjo e Elbasanit dukej nga fakti se si ishte dhënë. Më kujtohet çështja e adresave e njëjta në të njëjtën adresë, pra nga aty pastaj me këtë të Tiranës u bë e qartë se aty po vidhej shumë. Këtu ka ndodhur një gjë që është e çuditshme, siç e dimë që këtu ka korrupsion por nuk kemi prova por njohim njerëzit që kanë lidhje me gjithsecilin dhe kryeministrin. Ndodh shpesh që flasin edhe pa prova dhe i kemi lodhur pak njerëzit me këto gjëra. Provat e vërteta dolën nga LSI-ja dhe denoncimet e saj në SPAK dhe unë e kam parë më vonë kur filluan arrestimet dhe të kuptoja se çfarë kishin nxjerrë. Ato prova flisnin qartë dhe këto prova nuk kishte pse të kishte denoncime  nga një subjekt politik por mjaftonte të merrje listë pagesat që kishin dalë nga tre koncesionet, kompanitë dhe ishte shumë e qartë.

Edhe kur flasim me prova dhe fakte prokuroria dhe drejtësia nuk flasin dhe nuk vepron. Sot kemi që Zoto ka fituar tre koncesione dhe përveç tenderave.

Midis faktit se janë marrë 9 firma brenda ditës dhe një dokumenti që kaq miliona euro janë kaluar në kompaninë në pronësi të ministrit janë gjëra që duhet ta arrestosh dhe jo të fillosh të hetosh. Provat dhe faktet ishin aq të qarta që edhe prokuroria nuk mund të ndalonte dot më.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply