Berisha: Kjo qeveri vepron si një organizatë kriminale në aferën e inceneratorëve

Lideri historik i PD, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend ka akuzuar qeverinë se, ka vepruar si një organizatë kriminale në aferën e inceneratorëve.

“Evërteta është se kjo qeveri vepron si një organizatë kriminale. Zhvillimet dramatike të javëve të fundit faktuan në mënyrë të pakundërshtueshme se qeveria, që nga kreu  i saj tek nëpunësit e thjeshtë të linjës kanë mbushur xhepat, valixhet, kontot me qindra e qindra miliona euro në aferën e inceneratorëve.

Përpiqeni t’i paraqisni këto raste të shkëputura, por për të gjithë ata që kanë abc-në e Kodit Penal , të gjithë ata që lexojnë nenin 28 të këtij Kodi gjejnë se ju jeni një megaorganizatë kriminale sepse ajo vjedhje është bërë në bashkëpunim, në kundërshtim total me procedurat e ligjit, me firmat që vijnë nga maja e piramidës e zbresin deri në bazë“,tha Berisha nga foltorja e Kuvendit.

About Redaksia

Check Also

Deputetja e “Forza Italia”: Berisha pati aftësinë për ta bërë Shqipërinë një vend të lirë!

Deputetja e “Forza Italia” Erica Mazzetti ka vlerësuar takimin në Tiranë me kryetarin e PD, …

Leave a Reply