Berisha: Rama dërdëlliti një orë e ca dhe ia mbathi. Opozita do t’i presë biletën kësaj qeverie!

Ish-Kryeministri Berisha kërkoi për të replikuar në momentin që kryeministri Rama mbaroi fjalën, por drejtuesja e seancës, Ermonela Felaj ia dha Jorida Tabakut.

Berisha doli jashtë selisë së Kuvendit dhe u shpreh për mediat se, Felaj u frikësua dhe Edi Rama ia mbathi nga Kuvendi.

“Rama dërdëlliti një orë e ca dhe ia mbathi. Felaj e kuptoi që unë do ta demaskoja, ai iku dhe ajo nuk më dha fjalën dhe unë dola përpara jush për të shfrytëzuar fjalën.

Opozita sapo të zgjidhet problemet do t’i presë biletën kësaj qeverie. Ideja jonë është bashkimi. Procesi i kapërcimit të pasoja në bazë po ecën shumë mirë” tha ai.

I pyetur për nisjen e procesit për zgjedhjen e presidentit nga shumica socialiste, Berisha akuzoi Edi Ramën.

“Kanë nisur punën për të blerë deputetë, do të dështojnë me turp. Po nuk njohën grupin dhe vazhduan praktikën e blerjes do të dështojnë me turp të madh”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

VOA: Breshëri bombash molotov ndaj qeverisë dhe Bashkisë, Berisha kërkon qeveri teknike

Disa breshëri bombash molotov drejt selisë së Këshillit të Ministrave, kërkesa këmbëngulëse për largimin e …

Leave a Reply