Enkeleidi: Nuk e njoh Berishën si pjesë e grupit parlamentar

Mbledhja e grupit të PD-së është mbyllur me sherr dhe debate të forta. Kryetari i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj kundërshtoi praninë e Sali Berishës në mbledhje. Ai tha se erdhi i paftuar dhe e cilësoi veprimin e tij, pushtim të selisë. Alibeaj i kërkoi Berishës, që ashtu si Basha të bëjë një hap pas, jo si kusht, por që i kërkoi të largohet, pasi sipas tij nuk bashkohet partia me një person “non grata” brenda.

“Ajo që është kërkuar, është të gjejmë spiralen e bashkimit dhe ajo kërkon këtë. Palët të marrin frymë, sepse atje bazë duhet të qetësojmë shpirtrat e tyre, pasi 6-7 muajt e fundit është zhvilluar një luftë, gjuhë e dhunshme, por sinjalet nuk mund të jepen duke pushtuar selinë, duke ardhur në mënyrë të dhunshme në mbledhjen e grupit, sikur bën zoti Berisha. Ka një vendim të parlamentit, që në 10 shtator konstituoi grupin e PD-së që Berisha nuk është pjesë”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

Deklarata e fortë e Ambasadorit të SHBA në NATO: Perëndimi nuk po mbështet demokracinë në Ballkan

Ne, vazhdimisht, themi se po përpiqemi ta ndajmë Serbinë nga Rusia. [Presidenti i Serbisë, Aleksandar] …

Leave a Reply