Gazetari zbulon skandalin: Rama ka urdhëruar SPAK që të mos arrestojë deputetin e PS

I ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon, gazetari Enton Abilekaj ka folur në lidhje me arrestimin e deputetit të PS-së Alqi Bllako. Abilekaj ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama se ka urdhëruar SPAK për të mos ekzekutuar vendimin e arrestit me burg ndaj deputetit të PS-së Alqi Bllako. Sipas gazetarit është një skandal që po ndodh para syve tanë dhe shihet qartë se SPAK merr urdhra politikë.

Abilekaj: U autorizua të merret masa e sigurisë që SPAK ka caktuar. SPAK nuk mund të shkonjë për masë sigurimi pas këtij vendimi, ky është skandal. Ose ata janë trembur. Nëse ia kërkon parlamentit parlamenti është organi i fundit që i kërkohet, janë marrë këto masa. Nëse SPAK vendos që masa e sigurisë të jetë arrest me burg dhe pas 72 orësh  të shkojë në gjykatë dhe të ndryshojë masën ose jo, këto janë gjëra që mbyllen para se ti çohen kuvendit. Kuvendi nuk është sekretariati i SPAK.

Këta që ja çojnë kuvendit njëherë që të dorëzojë imunitetin dhe ai dorëzon imunitetin dhe mandatin, dhe pastaj ja çojnë gjykatës, nuk ka as vetëdorëzim as njoftim. Kemi një kërkesë të SPAK për të marë masën ndaj Alqi Bllakos. Atëherë pse ia kërkon imunitetin para se tja çosh gjykatës dhe ta lejoje gjykatën të jepte vendimin? Kjo është vetëm një telefonatë nga pushteti që arrestimi mos të ekzekutohet. Është një akt që po ndodh para syve tanë që SPAK merr urdhra nga partia.

Kuvendi është akti më i lartë është organi më i lartë dhe si të vendosë parlamenti dhe nëse e kthen GJKO ska rëndësi se ajo që bënë parlamenti është i kotë.

Ky është një skandal. Të injorosh parlamentin në këtë farë feje është dikush mbi parlamentin që e urdhëron këtë gjë dhe ai vetmi njeri mbi parlamentin është Edi Rama.

About Redaksia

Check Also

Beci ka dorëzuar dorëheqjen si Kryetar Bashkie i Shkodrës?

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka dalë i buzëqeshur nga ambientet e Prokurorisë …

Leave a Reply