Këlliçi: Alibeaj nuk kupton rolin që ka!

Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka komentuar zhvillimet e fundit në bledhjen e grupit parlamentar në selinë e çliruar nga dyert e blinduara. Këlliçi, i ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon, ka sqaruar se në atë ndërtesë janë hequr 1.2 ton hekur nga dyert e blinduara dhe se deputetët e pëjashtuar apo pezulluar kanë marrë pjesë në funksion të një zgjidhjeje për bashkimin e PD-së.

Duke e quajtur kërkesën e Alibeajt si absurde, Këlliçi ka theksuar se ai e mbanë pozicionin e kryetarit të grupit parlamentar për shkak se nuk ka një vendim tjetër të Komisionit të Rithemelimit.

Këlliçi: Të flasësh për bashkim, ndërkohë që vijnë deputetët në një seli që është çliruar më në fund ky janë hequr 1.2 ton hekur të blinduar dhe deputetët e pezulluar apo përjashtuar vijnë në frymë të bashkimit dhe duan të bëjnë gjejnë një zgjidhje edhe pse mund të jenë fitimtarë brenda debatit të brendshëm, nuk shfaqin asnjë xhest revanshi apo supremacie asgjë, pra vijnë për të gjetur një zgjidhje dhe të flasësh për bashkim kur vijon dhe kërkon përjashtimin kjo është absurde dhe vetëm Alibeaj mund ta bëjë. Në mbledhjen e grupit ne shkuam dhe ia njohëm të drejtën e kryetarit të grupit përsa kohë që nuk kemi një vendim tjetër të Komisionit të Rithemelimit, Alibeaj mbetet në funksionin e kryetarit të grupit, por sot nuk e kuptova se Alibeaj ishte drejtues i grupit parlamentar apo ishte drejtues i DASH sepse kishte marrë përsipër të na jepte leksione demokracie dhe të politikës amerikane dhe të jepte dhe të mbante qëndrime të DASH.

Kontradita është edhe më e madhe kur këta e kanë përjashtuar përjetësisht, edhe është i përjashtuar edhe i kërkojnë të dorëhiqet. I kanë kërkuar të tërhiqet vetëm nga ajo që Sali Berisha ka thënë publikisht nga të qënurit e institucionit Sali Berisha.

About Redaksia

Check Also

Gjekmarkaj: Kjo është stina e fundit politike për Ramën! Të bashkuar do të sjellim fitoren e PD

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka postuar në faqen …

Leave a Reply