Rama: Protestoni sa të doni, sa të jem unë taksat e naftës nuk do të hiqen!

Kryeministri Edi Rama deklaroi në Kuvend se për sa kohë të jetë ai në krye të qeverisë, taksat e naftës nuk lëvizin.

“Protestoni sa të doni se taksat nuk do të hiqen për sa kohë të drejtojë qeveria e tij. Deri kur të jetë këtu kjo qeveri ato taksa nuk lëvizin, as me fakte alternative të fabrikuara për luftë politike, as me shpifje, as me akuza, as me protesta, me asgjë tjetër”, tha Rama.

Më tej kryeministri tha se, e rëndësishme për ne është të mos lëvizi çmimi i energjisë elektrike. “Nuk duhet të lehtësojmë ata që kanë më shumë. Ata që kanë më shumë në këtë moment duhet të mbajnë më shumë”, tha Rama.

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …

Leave a Reply