Zgjedhja e Presidentit, Berisha: Kanë nisur punën për të blerë deputetë, do dështojnë me turp

Ish-Kryeministri Berisha foli për mediat në oborrin e Kuvendit, pasi drejtuesja e seancës, Ermonela Felaj nuk i dha fjalën.

Berisha tha se, opozita sapo të zgjidhet problemet do t’i presë biletën kësaj qeverie. Ideja jonë është bashkimi. Procesi i kapërcimit të pasoja në bazë po ecën shumë mirë” tha ai.

I pyetur për nisjen e procesit për zgjedhjen e presidentit nga shumica socialiste, Berisha akuzoi Edi Ramën.

“Kanë nisur punën për të blerë deputetë, do të dështojnë me turp. Po nuk njohën grupin dhe vazhduan praktikën e blerjes do të dështojnë me turp të madh”, tha Berisha.

Berisha tha se, do kërkonte në seancë një rezolutë për të dënuar sjelljen e Edi Ramës ndaj gazetares së SYRI TV, Ambrozia Meta.

“I kërkoi gazetares burg informativ për 60 ditë për faktin e vetëm se e pyeti se si ndjehet që po krijohet një grup parlamentar në burg.

Me shpirtin e tij të zi, ky person do të ishte i gatshëm që ta syrgjynoste në burgje jo 60 ditë, por 6 mijë ditë.

U bëj thirrje deputeteve që të miratohet një rezolutë për të dënuar këtë akt mizogjinik dhe anadollak të Edi Ramës, që ka sjellje të papranueshme ndaj vajzave, ndaj zonjave dhe zonjushave që kryejnë detyrën.

Zonja Felaj nuk më dha fjalën, ndaj u detyrova që të dal para jush për të dënuar aktin e turpshëm mizogjinik të Edi Ramës”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Dy fjalë për Lindën e Parlamentit!

Nga Sali BERISHA Mbrëmë Linda e Parlamentit njoftoi dorëheqjen e saj për arsye shëndetësore. Si …

Leave a Reply