Berisha uron besimtarët myslimanë për Muajin e Madhërueshëm të Ramazanit

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka uruar sot besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të Muajit të Ramazanit. Berisha ka nënvizuar që premtimi i Krijuesit për lehtësim, që vjen pas këtij muajit të shenjtë, “të shndrisë për Shqipërinë dhe shqiptarët”.

Mesazhi i urimit nga Berisha

Të dashur miq. Për besimtarët myslimanë, nesër është dita e parë e muajit të madhërueshëm të agjerimit, Ramazanit, gjatë së cilës ata i afrohen Krijuesit me lutje dhe sakrificë.

Unë lutem që Zoti të pranojë sakrificën dhe adhurimin e tyre dhe t’ua shpërblejë me më të mirat për familjet e tyre dhe vendin e kombin tonë.

Unë lutem gjithashtu që në përfundim të këtij muaji, premtimi i Krijuesit – lehtësimi që vjen pas vështirësisë, të shndritë për Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët.

About Redaksia

Check Also

Ata janë “bashkë”…

Gëzim SEFERI 𝗥𝗮𝗺𝗮 𝗱𝗵𝗲 𝗕𝗲𝗿𝗶𝘀𝗵𝗮 𝗷𝗮𝗻𝗲̈ 𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸𝗲̈! Këtë tani duhet ta dini si dielli që …

Leave a Reply