Pritje masive më 2 prill, Berisha bashkon demokratët në Shkodër

Bashkimi i demokratëve ka nisur nga Shkodra në përkujtimin e 2 prillit. Demokratët i bëri bashkë përkujtimi i 31-vjetorit të masakrës së fundit të komunizmit dhe nderimi i sakrificës së demokratëve.

Deputetët e PD Shkodër pas muajsh të tërë të përçarë, e ku një pjesë e tyre nuk u panë as në fushatë, sot u shfaqen në ceremoninë përkujtimore të 2 prillit.

Helidon Bushati, Emilia Koliqi, Zef Hila, Greta Bardeli dhe Ramadan Lika u panë të shtrëngonin duart fillimisht me kryetarin e ri të bashkisë Bardh Spahia të koalicionit Shtëpia e Lirisë, e më pas edhe me ish-kryeministrin Sali Berisha. Kjo është shfaqja e parë e tyre krah liderit historio demokrat, Sali Berishës.

About Redaksia

Check Also

Kurthi Rama-Uluziu dhe Lal Vjedhësi – Kurbani i 11 Majit!

Nga Sali BERISHA Në një operacion përgjimesh si në filma, në qelitë e burgut qeveritar …

Leave a Reply