Banorët e Laprakës dhe të Paskuqanit, që iu janë shembur shtëpitë ose pritet t’u shemben nga ndërtimi i Unazës së re apo projekte të tjera, kanë marrë marrë një premtim të vakët nga kreu i Kadastrës Artan Lame se ai do të përpiqet të zvogëlojë sa më shumë sipërfaqet që preken nga projekti, për të dëmtuar sa më pak banorët.
Përfaqësues të banorëve në takim bënë të ditur se shpjegimet dhe justifikimet e Lames kishin qenë aq teknike sa u doli shtëpia në 7 unaza apo katër projekte të ndryshme nga ai i dikurshmi i Adil Çarçanit, një “sallatë” e vërtetë.
Një përfaqësues tha:
“Në takimin që bëmë me kryetarin e ASHK-së, Artan Lame, ne këmbëngulëm pse është shkelur ligji për legalizimin, që nga viti 2006. Që kemi bërë deklarimet dhe deri tani nuk ka ardhur ndonjë përgjigje negative, na erdhi pasi ka dalë projekti i Unazës dhe ne i kërkuam llogari pse nuk na është legalizuar shtëpia si gjithë të tjerët.
Dhe përgjigja ishte me këtë kakofoninë e projekteve që “Adil Çarçani ka qenë këtu, këtu ka qenë i Lulit dhe dolën nja 5-6 projekte Unazash aty sa ne nuk dimë tani ku e kemi shtëpinë, ku do të shkojmë, se na doli shtëpia me 7 Unaza! Nuk e dimë a i përballojmë dot 7 Unaza, një shtypi, por s’ka problem.
Takimi ishte në frymën e bashkëbisedimit, ishte miqësor, por ajo që na premtoi z. Lame ishte që unë do të këmbëngul, që projekti zvogëlohet në kuptimin që të marrë sipërfaqe sa më pak të jetë e mundur, të dëmotojë sa më pak banesa dhe tek kompensimi.