Yuri Kim ndërhyn sërish në punët e brendshme të PD, nuk njeh vendimin e gjykatës

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, e akuzuar shpesh se luan rolin e guvernatores në Shqipëri, ndërhyri sërish në punët e brendshme të Partisë Demokratike.

Këtë herë në mënyrë flagrante ajo sfidoi drejtësinë, e cila ka dhënë një vendim për situatën në PD.

Pasi gjykata ka vendosur të njohur Komisionin e Rithemelimit dhe Kuvendin e 11 dhjetorit, Kim u takua me deputetin demokrat, Enkelejd Alibeaj.

Në njoftim ajo e cilëson atë si kryetarin e komanduar të PD-së.

Edhe pse vendimi është i formës së prerë, Alibeaj ka bërë një ankimim. Megjithatë Kim nuk e priti as këtë ankimim për të bërë publik qëndrimin e saj.

“Diskutim shumë i mirë sot me Ushtruesin e detyrës së kryetarit të PD dhe drejtuesit të grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj për një gamë të gjerë çështjesh.

SHBA ka pasur një marrëdhënie të fortë, të veçantë me PD që në lindjen e kësaj partie. Ne e vlerësojmë këtë marrëdhënie dhe rolin e domosdoshëm të PD-së për Shqipërinë, shpresojmë që të dyja vetëm të forcohen.

Kemi shumë punë përpara për ta mbajtur Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit në BE, demokracisë, ndërtimin e bashkëpunimit në mbrojtjen e dhe zgjerimin e mundësive të biznesit dhe ekonomike për të gjithë. Le të vazhdojmë së bashku përpara, jo mbrapa!”, shkruan Kim.

About Redaksia

Check Also

Bylykbashki: Parlamenti dështoi me Reformën Zgjedhore

Deputeti Oerd Bylykbashi tha në Parlalment se Partia Socialiste e mohoi reformën zgjedhore dhe e …

Leave a Reply