Bumçi: Yuri Kim nuk mund të caktojë kryetarin e PD!

Ish-deputeti demokrat Aldo Bumçi në një intervistë për RTV ORA komentoi situatën në Partinë Demokratike. Bumçi u shpreh se rëndësi ka vullneti i demokratëve që është shprehur me votën e 11 dhjetorit dhe 6 marsit.

Sa i përket deklaratave të ambasadores Yuri Kim, Bumçi theksoi se ajo s’mund të caktojë kryetarin e Partisë Demokratike. Në lidhje me çështjen e presidentit ai tha se nuk ka diskutime dhe se PD-ja do të mbledhë forumet e saj dhe do të dalë në një qëndrim institucional.

“Rëndësi ka vullneti i demokratëve që është shprehur me votën e 11 dhjetorit dhe 6 marsit. Ne jemi shumicë edhe pse nuk kemi pasur logu duke dalë me një diferencë të madhe me kandidatët e Bashës.

Kjo është një çështje e vërtetuar dhe është shprehur edhe gjykata më pas. Gjykata na dha të drejtën ligjore për selinë dhe për logon. Ky është edhe vullneti i demokratëve dhe shqiptarëve. Çdo qëndrim tjetër do të thotë të mos respektosh qytetarët e këtij vendi.

Në lidhje me çështjen e presidentit nuk ka diskutime ende që kanë nisur. PD-ja do të mbledhë forumet e saj dhe do të dalë në një qëndrim institucional dhe legjitim.

Ambasadorja mund të takojë kë të dojë, por se cili do të jetë krye i PD-së caktohet nga vota dhe kjo do të thotë të mos respektosh vullnetin e votuesve. Vlera e demokracisë dhe botës së lirë është respektimi i votës së qytetarëve”, tha Bumçi.

About Redaksia

Check Also

Lubonja tregon çfarë po ndodh me protestën dhe se cili është qëllimi kryesor

Analisti Fatos Lubonja, ka folur nga protesta për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV. Ai …

Leave a Reply