Denoncimi, Bllako shpenzoi 1 milionë euro në fushatë

Gazetarja Fatjona Mejdini, e cila ka investiguar vazhdimisht aferën e inceneratorëve, thotë se ish-deputeti i arrestuar Alqi Bllako ka harxhur rreth 1 milion Euro për fushatën elektorale të viti 2021, ku fitoi mandatin në Tiranë.

Në një lidhje për emisionin Opinion në Tv Klan, Mejdini tha se fushata e Bllakos ka qenë tepër e shtrenjtë.

“Kulminacioni i tij politik ka qenë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 ku Bllako në mënyrë të çuditshme kandidohet si i 17 në listën e Tiranës, një pozicion i cili presupozohet dhe është një pozicion i favorizuar. Bllako, nga të gjitha burimet, ka bërë një fushatë tejet të kushtueshme. Ka bërë një fushatë të fortë personale për shkak se ishte dhe në limitin fundor të listës dhe mendohet se ka harxhur rreth 1 milion Euro për fushatë zgjedhore”.

Ndërsa Bllako konsiderohet si një financiar i aftë dhe inteligjent.

“Të gjithë njerëzit që kanë punuar me të dhe unë sot kam pasur mundësinë të flas me disa, tregojnë që ai ishte një djalë inteligjent, ishte një financier i shkëlqyer, ka mbaruar Universitetin e Nju Jorkut në Tiranë me medalje ari, ka bërë punime shumë të mira përsa i përket sistemit të taksimeve në vend dhe nga ana tjetër ishte korrekt në punë. Dhe një tjetër karakteristikë ishte mënyrë se si ai shpërndante paratë. Alqi Bllako kishte një reputacion si një djalë kavalier, që për të arritja në politikë dhe vendosja në pozicione të larta prevalonte mbi çdo gjë tjetër, dhe ishte gati të paguante, të vetëofrohej, të firmoste ashtu siç ndodhi edhe në çështjen e inceneratorëve vetëm për të pasur një lloj pozicion politik”.

About Redaksia2

Check Also

Eurostat:1.1 milionë shqiptarë u larguan nga vendi në 10 vite, Berisha-Ramës:Shpopullimi krimi yt madhor

Sali Berisha Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, ju misionarëve të pamposhtur të lirisë, dinjitetit, …

Leave a Reply