“Ushtria e gjyshërve”, Rusia po rekruton rezervistët 60-vjeçarë

Humbjet e mëdha të pësuara në Ukrainë, ka detyruar autoritetet ruse të bëjnë thirrje për rekrutimin e rezervistëve, pjesa më e madhe e të cilëve janë mbi 60 vjeç.

Nevoja e madhe për drejtues tankesh, snajperë apo dhe inxhinierë ka bërë që ushtria ruse të kërkojë ndihmën e rezervistëve, tashmë që mbi 15 mijë ushtarë mendohet të jenë vrarë në 41 ditë luftime në Ukrainë.

Sipas të dhënave paraprake nga mediat ndërkombëtare, deri në këto momente, 60 mijë personave iu është kërkuar t’i bashkohen ushtrisë, pjesa më e madhe e të cilëve në Chelyabinsk dhe Tyumen, si dhe rrethinat e Moskës.

Gjatë luftimeve në Ukrainë, u vu re se Rusia kishte angazhuar një numër shumë të madh ushtarësh pa përvojë dhe në moshë të vogël. Kjo gjë u mohua fillimisht nga Kremlini zyrtar, i cili pranoi më pas se një numër rishtarësh ishin dërguar gabimisht në luftë.

NATO vlerëson se Rusia ka humbur deri tani 15 mijë ushtarë në Ukrainë, ndërkohë që Kievi raporton se viktima janë më shumë se 18 mijë.

About Redaksia

Check Also

Sllovakia rrezikon luftën civile? Paralajmërimi i ministrit të Brendshëm pas atentatit ndaj kryeministrit

Ministri i Brendshëm i Sllovakisë Matus Sutaj Estok tha se vendi rrezikon luftë civile, për …

Leave a Reply