Ish-Kryeministri Sali Berisha ka komentuar arrestimin e deputetit Alqi Bllako, i cili akuzohet si i përfshirë në aferën e inceneratorit të Fierit.
Në një intervistë në A2, Berisha është shprehur natën kur doli lajmi se, Bllako është arratisur jashtë vendi ka pasur shumë mesazhe nga qytetarët për protesta.
“Në këtë moment ne jemi në një proces të zgjedhjeve partiake dhe nuk mendojmë se duhet të ndërpritet ky proces. Kjo do të thotë se rasti i emergjencës nuk mund të përjashtohet. Për shembull nuk mund ta fsheh se atë natë që u tha se u arratis Alqi Bllako me erdhën shumë kërkesa që të mbushnim sheshet të nesërmen. Ne po e ndiqnim situatën. Dikush thotë se e kthyen me helikopter nga Greqia, nuk e di por mbeti e vërtetë kjo.
Thonë që ai kaloi në Qaftë Botë me një Ergys, njeri i afërt i Edi Ramës dhe thuhet se njeriu i fundit që ka takuar në vilën 30 apo 31 ka qenë vetë Edi Rama, çka këtë unë nuk e di se duhet të kem fakte. Por një gjë është e sigurt se Policia e Shtetit mashtroi opinionin publik duke deklaruar se Alqi Bllako mbrëmë ka qenë në Polici, në një kohë kur ai ishte kthyer, ishte vetëdorëzuar në polici në orën 2 e 10 minuta sipas burimeve dhe prokuroria për këtë reagoi zyrtarisht. Nëse ai nuk do gjendje do shpërthenin protestat. Shkuan e gjendet, dikush thotë në Greqi”, u shpreh Berisha për A2.