Kush është “Zonja Vdekjeprurëse”? Misteri i gruas që po lufton trupat ruse

Një grua ukrainase, e cila po lufton me snajper ndaj trupave ruse, ka marrë emërtimin “Zonja Vdekjeprurëse”, duke qenë se identiteti i saj nuk njihet.

Gruaja është bashkuar me ushtrinë ukrainase në vitin 2017 dhe ka vite që lufton kundër separatistëve pro-Kremlinit në Donetsk dhe Luhansk.

Në janar të këtij viti, ajo u largua nga forcat ushtarake, vetëm disa javë para se Putini të niste sulmin ndaj Ukrainës. Menjëherë, ajo u kthye në front, duke iu bashkuar brigadës së 35 të këmbësorisë.

“Duhet t’i vrasim të gjithë. Rusët nuk janë njerëz. As fashistët nuk kanë qenë mizorë sa këta përbindësha”, tha “Zonja Vdekjeprurëse” për The Times.

Kjo grua krahasohet me snajperin Lyudmila Pavlichenko, e cila vrau 309 nazistë në Luftën e Dytë Botërore dhe thuhet se kurrë nuk ka humbur një duel snajperësh gjatë viteve të saj në ushtri.

Duke ndjekur gjurmët e Pavlichenkos, “Zonja Vdekjeprurëse” po kthehet në simbol të rezistencës ukrainase.

About Redaksia

Check Also

Votimi/OKB njeh gjenocidin në Serbenicë, Vuçiç mbulohet me flamurin e turpit

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar rezolutën që njeh gjenocidin në Srebrenicë. …

Leave a Reply