Britania e Madhe i jep tjetër “goditje” Rusisë

Liz Truss është zotuar që të shkatërrojë “makinerinë e luftës” së Vladimir Putinit me një grup të ri gjithëpërfshirës sanksionesh, pasi SHBA-ja targetoi dy vajzat e tij.

Sekretarja e jashtme britanike njoftoi se janë ngrirë  asetet e bankës më të madhe të Rusisë, ndaluar të gjitha investimet e Mbretërisë së Bashkuar në vend ndërsa pritet po ashtu që të ndërpritet importi i qymyrit dhe i naftës deri në fund të vitit.

Po ashtu, Britania e Madhe ka ngrirë asetet dhe ka vendosur ndalim udhëtimi për tetë oligarkë të tjerë që drejtojnë industritë kryesore ruse dhe kanë lidhje me Kremlinin,  disa prej të cilëve kanë shtëpi në Londër.

Raundi i pestë i masave nga Mbretëria e Bashkuar që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës gjashtë javë më parë vjen pasi SHBA sanksionoi dy nga vajzat e Putinit mes dyshimeve se pasuria e tij është fshehur tek anëtarët e familjes.

About Redaksia

Check Also

Drejtori i FBI mashtron Amerikën dhe botën për atentatin ndaj Trump

Donald Trump u godit në veshin e djathtë nga një prej plumbave të atentatorit Thomas …

Leave a Reply