Dom Gjergj Meta: Legalizimi i kanabisit si kalë Troje…

Ipeshkëvi i Rrëshenit, Dom Gjergj Meta ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama se do të legalizojë kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore.

Në postimin e tij në Facebook, Gjergj Meta e ka quajtur legalizimin e kanabisit si ‘kalë Troje’ i drogave më të rënda në jetën e shumë të rinjve, sidomos në një vend ku ka papunësi dhe varfëri midis tyre.

‘Më keq akoma nuk dua të besoj se një nismë e tillë është dorëzim i shtetit përballë mafies së kultivimit të lëndëve narkotike’, ka theksuar Gjergj Meta.

Postimi i plotë i Dom Gjergj Metës

LEGALIZIMI I KANABISIT SI KALË TROJE …

Për momentin po kufizohem të them se legalizimi i kanabisit (qoftë edhe për qëllime kinse mjekësore) është Kali i Trojës i drogave më të rënda në jetën e shumë të rinjve, sidomos në një vend ku ka papunësi dhe varfëri midis tyre. Ky legalizim mund të jetë gjithashtu paradhoma e shumë fenomeneve të tjera të dëmshme për shoqërinë, sikurse monopolet apo logjikat mafioze.

Personalisht më çudit fakti që një popullsi aq “konservatore” si kjo e jona qenka aq pro legalizimit të kanabisit, nëse është e vërtetë që procesi i konsultimit nga ana e qeverisë ka sjellë në këto rezultate.

Nuk do të doja të besoja se disa nga këto ide janë si dikur “…me propozim nga poshtë e vendim nga lart” (për kujtesë më 9 maj 2020 kryeministri ka thënë se ka një vit që qeveria po punon me draftin e ligjit për legalizimin e kanabisit, d.m.th. qysh më 2019).

Më keq akoma nuk dua të besoj se një nismë e tillë është dorëzim i shtetit përballë mafies së kultivimit të lëndëve narkotike.

Kaq për momentin për lajmin e mundësisë së legalizimit të kanabisit që u artikulua këto dy ditë.

D.Gjergji

About Redaksia

Check Also

Berisha: Të betohemi ta nxjerrim Shqipërinë nga kthetrat e pengmarrësve, vendas e të huaj!

Kryetari i PD, Sali Berisha i bëri thirrje demokratëve dhe qytetarëve që të betohen për ta …

Leave a Reply