Ministrja e kërcënoi me padi, reagon Vokshi: Shihemi në gjykatë, Evis Kushi!

Deputetja demokrate e Komisionit të Rithemelimit, Albana Vokshi, i është përgjigjur ministres së Arsimit, Evis Kushi pasi kjo e fundit e kërcënoi me një padi lidhur me shpifjen siç e cilësoi ajo të qarkullimit të tezës së vlerësimit të mësuesve në arsimin parauniversitar.

Vokshi thotë se, në vend që ministrja të kërkojë ndjesë ndaj mësuesve e të marrë masat për këdo që ka nxjerrë tezat e provimit në emër të saj, Evis Kushi merr në mbrojtje shkelësit e ligjit.

Statusi i plotë i Albana Vokshit 

Në vend që të kërkojë ndjesë mësuesve e të marrë masat për këdo që ka nxjerrë tezat e provimit në emër të saj, Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, merr në mbrojtje shkelësit e ligjit e më kërcënon me padi në gjykatë.

E mirëpres padinë e Ministres Kushi, do ishte e pesta në rradhë  pas padive të Edi Ramës, Erjon Veliajt, Taulant Ballës…

Znj. Ministre, mësues të ndershëm, të cilëve ju dhimbset arsimi denoncuan një veprim skandaloz që duhej ndalur. Kishit rastin të distancoheshit nga ai, duke i kërkuar ndjesë cdo mësuesi që hyn në këtë provim e duke vënë para përgjegjësisë cdokënd që shkel ligjet, procedurat e rrjedhimisht edhe barazinë në një test të tillë të rëndësishëm duke favorizuar militantë partie, miq, patronazhistë etj etj.

Ju zgjodhët të mbronit shkelësit e abuzuesit e jo mësuesit.

Zgjodha të mos i publikoj tezat me shpresën e një reagimi ndryshe nga ana juaj.

Por tani jam e gatshme t’i dorëzoj ato në gjykatë.

Shihemi në gjykatë Evis Kushi.

About Redaksia

Check Also

Si deputetët e “Vetëvendosjes” injoruan fjalimin e Ramës në Parlamentin e Kosovës

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet një …

Leave a Reply