Boiken Lako u dënua me tre vite burg se tejkaloi “suvatimet e pjeseshme”!

Zbardhet vendimi i Gjykatës së Tiranës për kantautori Bojken Lako, i cili është dënuar me 3 vite burg për “Ndërtimit të paligjshëm“ për qëllime fitimi.

Në deklarimet e tij Boiken Lako është shprehur se me “lejen” me të cilën ishte pajisur, ka menduar që mund të bënte ndërhyrje, duke hapur edhe dritaret në katin e dytë dhe të mos kishte problem, por shkresa e Njësisë Administrative Nr.7 është bërë nga pronari dhe jo nga Boiken Lako dhe saktësisht është kërkuar që në objekt të kryhen “suvatime të pjesshme, lyerje si dhe riparime elektrike dhe hidraulike” si dhe përmendet se ndërhyrjet e bëra jashtë kësaj kërkese dhe rregullores së Zhvillimit të Territorit e ngarkon subjektin me përgjegjësi ligjore.

Gjykata krahas vështrimit të përgjithshëm dhe teorik që parashikohet për këtë vepër penale, mban në konsiderate dhe çmon edhe subjektin e kësaj vepre penale si dhe përhapjen e kësaj vepre penale. Megjithatë në llojin dhe masën e dënimit ndaj këtij të pandehuri, Gjykata mban parasysh siç u shpjegua dhe më lart, rrethanat rënduese dhe lehtësuese për të. Kështu Gjykata krahas rrethanave rënduese që parashikon vepra mban parasysh si rrethana lehtësuese për të pandehurit faktin që ai tregoi pendim të thellë, i pa dënuar më parë, qëllimin e kryerjes së saj, etj.

Në aplikim te nenit 406/1 K.Pr.Penale masës së mësipërme të dhënë nga gjykata i zbritet 1/3 e saj dhe përfundimisht e dënon Lako, me 2 vjet burgim.

Por në baze të nenit 59 te K.Penal Gjykata urdhëron pezullimin e ekzekutimit të dënimit të mësipërm për një afat 3 vjet, me kusht që gjatë kësaj periudhe ”i pandehuri” të mos kryejë vepër tjetër penale dhe Lako urdhërohet të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës Tiranë.

About Redaksia2

Check Also

Eurostat:1.1 milionë shqiptarë u larguan nga vendi në 10 vite, Berisha-Ramës:Shpopullimi krimi yt madhor

Sali Berisha Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, ju misionarëve të pamposhtur të lirisë, dinjitetit, …

Leave a Reply