Ndahet nga jeta historiani i njohur Sherif Delvina

Hyqmet ZANE

U shua përjetësisht historiani i madh dhe burri me vlera i çështjes kombëtare profesor Sherif Delvina, pasardhës si një familje të nderuar shqiptare.

Kushëriri i tij. Doktor Emil Mborja bën të ditur lajmin e hidhur të shuartjes së jetës në nje rrjedhe natyrale të ciklit të jetës së njeriut.
Profesor Sherifin do e kujtojmë si një njeri punëtor i pa lodhur, i respektueshëm dhe i dashur me cilindo, por mbi te gjitha si një intelektual i vërtetë që mendonte me integritet dhe me dinjitet prej një shqiptari të nderuar që la pas veprate tij në lihdje me çështjen kombëtare dhe eskluzivisht për kauzën e Çamërisë.

Mjaft ta shikoje si studiues në Bibilotekën Kombëtare, për të kuptuar se Sherif Delvina ishte një hulumtues i vlerave të kombit shqiptar dhe që ishte bërë i papranueshëm të shtelt e vende fqinj për shkak të karakterit të tij luftarak kundër padrejtësive që i janë bërë kombit tonë.
Studimet e tij si një shkrimtar dhe i disa dramave, bëhe e ditur se një nga veprat e tij është pranuar dhe depozituar në Bibliotekën e Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Me këm,bënguljen e tij “kokëforte” Sherif Delvina ishte edhe një mbrojtës i figurave te harruara kombëtare dhe me kontribute të pa çmuar, por që ishin nënvlerësuar nga diktatura dhe harresa e qëllimshme e luftës së klasave.

E themi me respetin e merituar se historiaografia humbi një historian të skalitur, Shqipëria humbi një personalitet të shquar, Çamëria humbi një mbrojtës të flaktë të kauzës së përbashkët, familja humbi burrin e devotshë dhe fëmijët humbën babain e nderuar e të dashur. Motra e dashur i qendroi pranë deri në fund si një zemre motre e dashur dhe margaritar për vëllanë e nderuar.

About Redaksia2

Check Also

Kur mediat nuk kanë interesin publik primar, por pagesat nga inceneratorët…

Nga Adriana KALAJA Sot gjithë mediat që paguhen nga inceneratorët, dhanë lajmin e dosjes së …

Leave a Reply