Sekretarja e Gjykatës së Lezhës humb kontaktet me familjen, policia e shpall në kërkim

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka nisur hetimet për zhdukjen e kryesekretares së Gjykatës së Lezhës Klaudia Marku.

Policia bën me dije se pas denoncimit të bashkëshortit është bërë shpallja në kërkim policor e 34-vjeçares dhe vazhdon puna për gjetjen e saj.

Më datë 06.04.2022, rreth orës 23:00, ka njoftuar sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe më pas ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Lezhë, shtetasi O. M., 38 vjeç, banues në Lezhë, për largimin nga banesa, të bashkëshortes së tij, shtetases K. M., 34 vjeçe.

Menjëherë, pas administrimit të kallëzimit, është bërë shpallja e kërkimit policor e kësaj shtetaseje dhe vijon puna për gjetjen e saj.

Gjithashtu, nga ana e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë është regjistruar procedimi penal për këtë rast dhe nën drejtimin e Prokurorisë po kryhen veprime hetimore intensive, për sqarimin e rrethanave dhe motiveve të largimit nga banesa.

About Redaksia

Check Also

“Washington Examiner” thirrje Trump/ Shqipëria, kryeqendra e trafikut të drogës në Europë

Nga Tom Rogan, Washington Examiner Pse administrata Trump duket se është e qetë me idenë që …

Leave a Reply