Unë zgjedh të jem me Amerikën e Frank Shkrelit!

Nga Gent STRAZIMIRI

Nëse ka “dy Amerika”, një e Ardian Dvoranit dhe një e Frank Shkrelit, unë zgjedh këtë të dytën sepse është ajo e tim gjyshi, e tim eti!

Është Amerika e ditëve më shpresëdhënëse të jetës sime, filimisht si ëndërr e çartur nën realitetin e “Ardian Dvoranit”, e pastaj si çartje e një ëndrre reale…

Zgjedh Amerikën e një patrioti, shqiptar e amerikan njëkohësisht, që për shkak të Amerikës së tij, jetoi e jeton si misionar i lirisë, i fjalës së lirë e dinjitetit të burrit e të shqiptarit.

Për të mbrojtur Amerikën e Frank Shkrelit ia vlen çdo sakrificë sepse është “foleja” ku gjyshërit dhe etërit “fshehën” dëshirën për liri, me të cilën na ushqyen pak e nga pak në ilegalitet…

Sepse në kohën e Ardian Dvoranit, liria ishte ilegale… si Amerika!

Mbrojtjen deri në fund ia kemi borxh Amerikës së Fran Shkrelit, sepse falë besimit tek ajo;

* guxuam të ngrihemi në 1990 – 1991, pavarësisht se ende s’e kishim takuar;

* qëndruam në 1997-2005, pavarësisht se dikush e kishte eklipsuar, dhe;

* drejtuam kombin, deri aty ku as ne s’e prisnim, në 2005 – 2013, kur erdhi në Tiranë e na shtrëngoi duart!

Për Amerikën e Frank Shkrelit, paguaj çdo çmim, njësoj si për LIRINË!

About Redaksia

Check Also

Të gjithë janë të pakënaqur, por iu duhet një popull hua për të protestuar!

Nga Ilda ZHULALI Nis mengjesi, dhe dëgjoj me durimin sa mali Everest ankesat që të …

Leave a Reply