Noka: Rama po legalizon pazaret e drogës me një anketë të organizuar nga PS

Deputeti iPD, Flamur Noka e ka konsideruar nismën për legalizimin e kanabisit mjekësor nga kryeministri Ei Rama si rrezik për legalizmin e krimit të organizuar.

Në daljen e tij para mediave nga selia e PD, Noka e quajti Këshillimin Kombëtar si një fallcitet të përdorur nga Rama për të legjitimuar legalizimin e kanabisit, me arsyetimin se është dëshira e shqiptarëve.

Noka theksoi se vendi ynë nuk i ka kushtet për të legalizuar kanabisin, pasi sipas tij një gjë e tillë do të sillte lulëzimin e bandave dhe rritjen e tregëtisë së drogës.

Ai ka ngritur shqetësimin se kjo do ta kthejë kanabisin në të vetmen kulturë bujqësore në vend.

“Pasi e shndërroi Shqipërinë në Kolumbi të Europës, pasi shtetin Shqiptar e shndërroi në narkoshtet, pasi kanabisin e shndërroi në kulturën e vetme bujqësore në Shqipëri, pasi e ktheu vendin në shesh betejë mes bandave të drogës, sot me një të ashtëquajtur anketë, Edi Rama kërkon tu imponojnë shqiptarëve kanabisin si gjë të ligjshme. Këtë legalizim përpiqet tjua shesë shqiptarëve si rrjedhojë e një ankete, që është një fallsitet i organizuar nga PS dhe celulat e krimit të organizuar. Kjo që po bën sot është legalizim i krimit të organizuar, pazareve të drogës dhe bandave.

Që të legalizosh kanabisin, duhet të kesh një shtet ligjor të konsoliduar. Kjo është pjesë e skenarit të shpopullimit të vendit”, u shpreh Noka.

About Redaksia

Check Also

Leskaj: Angazhimi i rinisë në këtë fushatë do të jetë ndëshkimi për ata që u kanë marrë peng të ardhmen

Drejtuesi politik i PD nw qarkun e Vlorës, deputeti Bujar Leskaj ka njoftuar për një …

Leave a Reply