Dhjetëra qytetarë nga Vlora dhe qytete të tjera të vendit, protestuan sot para sheshit të ‘Flamurit’, kundër projektit që synon shkatërrimin e tij.
Protestuesit kërkojnë transparencë mbi qëllimet e bashkisë dhe qeverisë shqiptare përmes projektit të ashtuquajtur transformimi i sheshit të ‘Flamurit’, duke përfshirë heqjen e simboleve të 4 topave, që përfaqësonin “4 vilajetet”.
Ky është tubimi i dytë i zhvilluar për këtë projekt pas protestës të së dielës. Sipas qytetarëve, projekti në sheshin e Flamurit tjetërson historinë.
Protestuesit kanë deklaruar se tubimet do të vazhdojnë deri sa të garantohet paprekshmëria e simboleve historike të këtij sheshi.