Berisha: Respektoj ambasadoren kur vepron si përfaqësuesja e Biden, por jo si guveratore

Lideri historik i PD, Sali Berisha komentoi edhe një qëndrim të mbajtur nga një zyrtar i DASH për deklaratat e tij ndaj ambasadores Yuri Kim.

“E kam shumë të qartë dhe kam respektin më të madh me ambasadoren kur ajo vepron në përputhje me përfaqësimin e presidentit Joe Biden dhe nuk pajtohem kur ajo sillet si guvernatore.

Sa herë dikush do veprojë në kundërshtim me Konventën e Vjenës, do e kundërshtoj dhe do e denoncoj.

Politikat e SHBA në Tiranë synojnë mbështetje për këtë vend.

Nuk pajtohem me qëndrimet e guvernatores dhe mbështetjen e saj të vazhdueshme për qeverinë e Edi Ramës dhe veprimet e mirëfillta anti-opozitare.

Shqiptarët duhet të jenë partner besnik i SHBA, por si qytetarë të lirë që vendosin me votën e tyre të lirë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

OSBE/ODIHR i heq legjitimitetin zgjedhjeve: Të pabarabarta, blerje votash, kërcënime, avantazh i padrejtë i Partisë në qeveri

Me një qëndrim të qartë refuzues të masakrës elektorale dhe me një gjuhë diplomatike, OSBE/ODIHR …

Leave a Reply