Personi i fundit që takoi Bllakon në një nga vilat qeveritare ishte Rama

Ish-Kryeministri Berisha, foli në konferencën e tij për shtyp edhe për aferën e inceneratorëve.

“Alqi Bllako është sot i arrestuar, por procesi i tij dëshmoi në mënyrë flagrante përpjekjen antiligjore të qeverisë për mbrojtjen e tij. Qytetarët shqiptarë nuk panë në asnjë moment, një sekuencë të vetme të mbledhjes së Komisionit të Mandeteve, të parlamentit, për të vendosur për imunitetin e tij. Dakord, ai hoqi dorë me shkrim nga imuniteti, por imuniteti nuk është i deputetit, është i parlamentit me Kushtetutë. Komisioni e përgëzonte për vendimin që kishte marrë, por parlamenti duhej të votonte për të miratuar heqjen e imunitetit. Këto nuk ndodhën asnjëra.

Organizata kriminale e inceneratorëve nuk lejoi të ndodhë asnjëra prej tyre. Pastaj Bllako zhduket. Për 13 orë, zërat thonë se u arratis nga Qafë Bota për në Greqi. Thonë se u kthye me helikopter. Por problemi është se policia qëndroi në anën e Bllakos dhe të organizatës kriminale. Ajo mori përsipër, në modelin e mëparshëm, të gënjejë opinioni publik, të gënjejë organet e ligjzbatimit dhe të shprehet se Alqi Bllako mbrëmë ishte në drejtorinë e policisë. Por mbrëmë dhe mëngjesi janë dy kohëra të ndryshme. Ai është paraqitur aty në orën 2 e 10 minuta të mëngjesit.

Çfarë e shtyu policinë? Kush e urdhëroi Gledis Nanon të mashtrojë qytetarët shqiptarë? Ishte ky një vullnet i tij i sëmurë, apo e urdhëroi ministri i familjes, Çuçi.

E them këtë, se njeriu i fundit që e ka takuar Bllakon është vetë Edi Ramën në një nga vilat qeveritare. Kjo gjallo tregon se afera e inceneratorëve është aferë e një organizate kriminale që kryesohet nga Edi Rama dhe përfundon te varësit e Alqi Bllakos,” tha Berisha.

Po ashtu, lideri historik dënoi edhe vendimin për dënimin e këngëtarit Bojken Lako.

“Dënimi me tre vjet burg i këngëtarit shqiptar, Bojken Lako. Një akt i pashembullt, një urrejtje e sëmurë e Edi Ramës ndaj një këngëtari që nuk pranoi ndonjëherë t’i thurë këngë Skënderbuçit të Spiropalit, Zeusit të Bilalit.

Ai qëndroi këngëtar i pasioneve dhe idealeve të tij. Pasaardhës i një artisti të shquar shqiptar, një nga artistët më të shquar, me një kontribut të madh në artin skenik të vendit. Gjetën ta dënojnë me tre vite burg se paska hapur tre dritare pa leje, kur ndërtohen dhjëtëra kate pa leje.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë vendim, dëshmi e shndërrimit të sistemit të drejtësisë në degë të ekzekutivit. Dëshmi e hakmarrjes primitive të Edi Ramës ndaj një zëri aq të dashur sa ai i Bojken Lakos”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply